Sot votohet për tre anëtarë të rinj të KLGJ-së, Llagami: Disa tabu u thyen, kemi krijuar një qasje të re

schedule10:58 - 9 Tetor, 2023

schedule 10:58 - 9 Tetor, 2023

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nureda Llagami u shpreh se ndonëse në hapa të para, tashmë është krijuar një medësi e re sa i përket gjyësorit. Ajo theksoi se gjyqësori sot nuk është më një ‘llogore’ si në të kaluarën, duke shtuar kandidatët e rinj do të duhet të përballen me sfidat e radhës”.

“Ajo ç’ka ishte dje një sfidë, sot është një realitet që funksionon siç funksionojnë institucionet e sistemit të drejtësisë. Sot Këshilli nuk ka më sfidat e para 5 viteve, por është shtëpia jonë e përbashkët. Ne arritëm të ndërtojmë themele të forta me standadet më të fundit dhe me partnerët më të mirë. Sfida jonë ishte për të vendosur një model, një standard të ri. E them me siguri se disa tabu i thyem. Sot shoqëria civile, Avokatia, Gjyqësori nuk janë më në llogore. Por sot sfida e atyre që kandidojnë është që duhet të kënë aftësinë për tu përballur me sfida të reja, me sfidën e qëndrueshmërisë dhe vazhdimisisë, cilësisë dhe shërbimit që kërkohet dhe pritet nga të gjithë. Anëtarët që vijnë nga ju nga forumi gjyqqësor kanë një përgjegjësi më të madhe,. Kjo eksperiencë për mua ishte e papërsëritshme, por për ju është për të përmirësuar imazhin tuaj, shtëpinë tuaj. Kushdo që vjen do të gjykohet jo vetëm për atë çka bëri, por edhe atë që kishte mundësinë të bëntë”, tha ndër të tjera Llagami.

Kujtojmë se në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të zgjidhen këtë të hënë 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtarë të KLGJ-së. Anëtarëve që u përfundon mandati në dhjetor janë dy në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!