Sampdoria ka në pronësi një nga yjet që po shkëlqen më së shumti. Mikkel Damsgaard shënoi një gol shumë të bukur për Danimarkën në fitoren e thellë ndaj Rusisë.
Pikërisht ai gol tregoi edhe një herë cilësinë e 20-vjeçarit, për të cilin interesohet Milani dhe një sërë klubesh të tjerë. Massimo Ferrero flet hapur në lidhje me çmimin e anësorit.
Ai shprehet se aktualisht sulmuesi vlen 30 milionë euro, por nëse shënon edhe një tjetër gol, Sampdoria e çon çmimin e tij në 10 milionë më shumë.
“E patë atë gol të Damsgaard? Po ju jap një çmim të drejtë. Sot ai vlen të paktën 30 milionë euro. Por nëse shënon sërish, çmimi i tij shkon 40 milionë”, tha Ferrero. /abcnews.al