Sot vazhdon seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt

schedule09:18 - 19 Tetor, 2021

schedule 09:18 - 19 Tetor, 2021

Këtë të martë në Hagë vijon seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ish-pjesëtar të UÇK-së, të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe hakmarrje e shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Sips mediave në Ksoovë edhe sot pritet të vazhdojë dëshmia e Zdenka Pumper, dëshmitare dhe hetuese në rastin Gucati-Haradinaj.

Një ditë më parë Pumper para trupit gjykues deklaroi se ka bërë përpunimin e një pjesë të provave, derisa ka raportuar kontrollin e kryer dhe rishikuar një pjese të konsiderueshme të materialit./abcnews.al