Sot u ul avioni i parë, Rama i përgjigjet PD: Në 17 Qershor në Kukës nisin fluturimet ndërkombëtare

schedule19:00 - 18 Prill, 2021

schedule 19:00 - 18 Prill, 2021

Sot në Kukës u ul avioni i parë, por Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e mbajti premtimin, pasi fluturimet ndërkombëtare nuk mund të kryhen për shkak se pista nuk ka certifikatë sigurie.

Lexo edhe: Rama i shkon në vendlindje: Berisha ishte lider, Luli erdhi te kushërinjtë e babës

Por nga Tropoja, Edi Rama iu përgjigj PD-së duke thënë se në 17 Qershor do të nisin fluturimet ndërkombëtare dhe koha nga tani deri në mes të qershorit duhet për certifikimin e aeroportit.

 

Pse është premtim i pa mbajtur? Se nuk është direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë?

Lexo edhe: “Rama ik”, kryeministri: Po të prisja, hajde këtu! E dini kush është brenda makinave të PD-së?

Shpjego sa të duash që duan 50-60 ditë pasi një aeroport bëhet operacional për fluturimet ndërkombëtare. Fillon si aeroport i brendshëm, kompanitë bëjnë marrëveshjet dhe verifikimet e tyre, se nuk e marrin “derr në thes” marrëveshjen, do ta vijnë ta shikojnë “nusen”.

Në 17 qershor aeroporti hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare. Deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do të jenë lidhur, fluturime me kosto të ulët” tha Rama./ db/ Abcnews.al