Në mesditën e së enjtes , Pallati Buckingham njoftoi se shëndeti i mbretëreshës Elizabeth po shkaktonte shqetësim te mjekët dhe familja mbretërore nxitoi në Balmoral, Skoci për të qenë në krah të monarkes 96-vjeçare.
Dalja e fundit publike e Mbretëreshës Elizabeth ishte të martën, më 6 shtator, kur ajo mirëpriti Liz Truss për ta emëruar atë si kryeministre të Britanisë.
Mbretëresha u fotografua duke buzëqeshur, duke shtrënguar duart me Liz Truss.
Në këto foto shumë veta vunë re dorën e mavijosur të Mbretëreshës, ndërsa një ditë më vonë u njoftua se takimi i saj me këshilltarët e saj ishte anuluar me rekomandimin e mjekëve të saj. /abcnews.al