Sot u arrestua nga SPAK, zyrtarja e ministrisë u shkarkua 8 ditë më parë nga Çuçi

schedule09:57 - 10 Korrik, 2021

schedule 09:57 - 10 Korrik, 2021

Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë vënë në pranga ditën e sotme ndërsa një është shpallur në kërkim pasi prej muajsh ishin nën hetim nga SPAK.

Nën hetim nga SPAK për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit në vitin 2020 kanë qenë prej muajsh, Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Lexo edhe: 2 800 euro një uniformë polici, ky është tenderi që i “hëngri kokën” zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme

Ndërkohë kujtojmë se më 2 korrik të këtij viti u raportua një lëvizje rutinë nga Ministria e Brendshme. Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, (Prokurimet Publike) në Ministri Edlira Naqellari u shkarkua nga detyra.

Ministri Bledi Çuçi firmosi kështu largimin e Naqellarit e cila ndodhej në këtë pozicion prej tre vitesh. Ajo u zëvendësua nga njëra prej drejtueseve të njësive të Agjencisë, Nertila Mihali. Tetë ditë prej kur u shkarkua nga detyra, emri i Naqellarit del në listën e SPAK si pjesë e grupit të zyrtarëve që kanë kryer abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 25 milionë euro. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!