Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, do të zhvillojë sot takime në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali në një konferencë për mediat. Përfaqësuesja e BE-së kërkoi nga Kurti dhe Vuçiç të tregohen konstruktiv për gjetjen e një zgjidhje për depërshkallëzimin e situatës në veri.
Pas takimeve, Borrell pritet që të prononcohet për mediat. Pjesëmarrjen në takimin e sotëm kryeministri Kurti e ka konfirmuar një ditë më parë, ndërsa presidenti serb ka qenë hezitues për takim trepalësh me kryeministrin Kurti në Bruksel./abcnews.al