Sot shkarkimi i Zaçajt/ Mblidhet Gjykata Kushtetuese për përfundimin e mandatit të kryetares

schedule10:50 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 10:50 - 17 Dhjetor, 2024

Zhvillohet këtë të martë Mbledhja e Gjyqtarëve së Kushtetueses për të vendosur mbi mandatin e kryetares Holta Zaçaj. Një ditë më parë, gjyqtarët nuk arritën në një vendim nëse Zaçajt i mbaron mandati më 10 mars apo në fund të vitit tjetër, siç ajo ka pretenduar.

Gjyqtarët kushtetues shqyrtuan të hënën dokumentacionin e marrë nga Gjykata e Lartë, kur ky institucion hapi dhe zgjodhi Zaçajn për mandatin e pjesshëm në janar të 2023 dhe vendimin e së mërkurës së kaluar, për të nisur procedurat për gjyqtarin e ri.

“Një ditë më parë u zhvillua një seancë pa pjesëmarrjen e zonjës Zaçaj, dhe dje u vendos që të shtyhet për sot dhe të jepet mundësi për një opinion mbi dokumentet në lidhje me hapjen e procedurës për një mandat të pjesshëm dhe procedurat aktuale. Pritet të shihet nëse do të ketë vendimmarrje. Trupa e gjyqtarëve do të vendosë nëse ky mandat përfundon me 10 Mars, apo në fund të vitit tjetër, siç pretendon Zaçaj“, raportoi gazetarja Erneta Shevroja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!