Sot seanca e parë, Salih Mustafa del para Prokurorëve të Specializuar në Hagë

schedule08:01 - 28 Shtator, 2020

schedule 08:01 - 28 Shtator, 2020

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së dhe ish-epror i UÇK-së, në Zonën e Llapit, Salih Mustafa këtë të hënë d të dalë për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa seancën e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë në ora 15:00.

Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale. Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe arrestimi i tij është bërë më 24 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ku u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. e.su./abcnews.al