Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për shenjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Kjo seancë me këtë pikë të vetme të rendit të ditës pritet të fillojë nga ora 10:00.
Një ditë më parë ka dështuar seanca, pasi nuk është arritur që të sigurohen votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malit të Zi.
Kujtojmë se LDK-ja ka kërkuar largimin e raportit të Shpejtim Bulliqit nga votimi, që duket të jetë mospajtimi në mes të partive politke shqitare, ndërsa Lista Serbe gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do e votojë marrëveshjen për demarkacionin.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët javën që shkoi, përmes së cilës është paraparë aneksi për rishikimin dhe korigjimin e marrëveshjes së aprovuar në kuvendin malazez, të dalë nga raporti i komisionit të Murat Mehës.
Votimin e kësaj marrëveshje po e kundërshton Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se po humbet tokë dhe se deklarata e nënshkruar nuk është obligative për Malin e Zi. Kjo parti ditën e djeshme ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Thaçit për “tradhëti kombëtare”, në lidhje me këtë marrëveshje. /klankosova.tv