Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, çështjet që pritet të diskutojnë sot liderët europianë

schedule08:43 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 08:43 - 6 Dhjetor, 2022

Sot do të zhvillohet në Tiranë Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Hera e parë që një samit europian mbahet në një vend jashtë Unionit. Në samitin e sotëm liderët europianë duan të konfirmojnë se Ballkani Perëndimor është axhendë e Europës dhe perspektiva europiane e te pesta vendeve të rajonit nuk vihet në diskutim.

Lexo edhe: Sot Samiti i BE, Berisha thërret protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Ky konfirmim bëhet edhe më i domosdoshëm pas agresionit rus në Ukraine dhe rrezikut të rritjes se influencës ruse në vendet e Ballkanit. Axhenda e këtij samiti parashikon diskutime për tema të ndjeshme të momentit, nga emigracioni, lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike etj.

Çështja e migrimit dhe kërkimit të azilit në vendet e BE bëhet akoma më e ndjeshme, në kushtet kur si pasojë e agrosionit rus mbi Ukrainën, miliona njerëz kanë ikur nga lufta, duke kërkuar strehim në vendet e BE-së.

Lidhur me luftën në Ukrainë,në samitin e sotëm në Tiranë, do të diskutohet për përballimin e pasojave që ka sjelle agresioni rus ndaj Ukrainës në të gjitha vendet europiane. Konkretisht sfidat kryesore janë kriza energjitike dhe furnizimi me ushqime, sidomos me drithërat që importohen nga Rusia dhe Ukraina.

Një tjeter çështje do të jetë siguria kibernetike, e cila edhe në Shqipëri këtë vit u godit rëndë nga sulmet e hakerave iraniane.

Gjatë samitit sot paradite do të firmoset një marrëveshje pr uljen nga tetori i vitit të ardhshëm i tarifave roaming nga Ballkani perendimor në drejtim të Bashkimit Europian, me synimin që deri ne 2027 keto tarifa të zerohen.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar disa ditë më parë, presidenti i Serbise është tërhequr nga qëndrimi i tij dhe sot do të jetë i pranishëm në samitin e Tiranës. Punimet do të mbyllen me konfernecen e përbashket për shtyp të kryeministrit Rama, presidentes se komisionit Ursula Von der Layen dhe presidentit të Keshillit Europian Sharls Mishel./abcnews.al./ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!