Kuzhinieri shqiptar, Eraldo Ziu është një nga më të suksesshmit e momentit, pasi ai është bërë tepër viral në rrjetet sociale, veçanërisht në Greqi, vendin dhe ku jeton prej vitesh.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se gjithçka, nga emigrimi i prindërve kur ai ishte vetëm 4-vjeç, fama që ka marrë në rrjetet sociale dhe deri te puna aktuale në një nga 100 resortet më të mira në të gjithë botën në Zvicër.
“Unë kam bërë dy vjet shkollë në Greqi dhe më pas punova jashtë Greqie. Unë kam qe katër vjeç në Greqi. Jam me origjinë nga Lushnja.
Ndjekësve të mija shpresoj t’i interesojnë recetat dhe jo unë. Në privat nuk më shkruajnë shumë për recetat, se i shkruaj pas videos, por bëjnë pyetje të thjeshta si si ta bëj këtë, apo si ta hedh këtë.
Ndërsa, burrave u duket shumë e tepërt, që unë dal vetëm me përparëse kur gatuaj. Brenda një muaj në Instagram më ndjekin mbi 10 mijë njerëz.
Unë luaj me steriotipet që kanë grekët me shqiptarët në video”, u shpreh ndër të tjera Eraldo./abcnews.al