Sot në orën 11.00 pritet të nisë në Tiranë protesta e thirrur dhe e paralajmëruar nga opozita. Policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri të plotë me këtë rast dhe mbi 1500 efektivë janë caktuar për të garantuar mbarëvajtjen e saj.
Ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar vartësit në rrethe të skedojnë tubuesit me rekorde kriminale. Ndërkaq në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet punonjësit e policisë po kontrollojnë të gjitha automjetet dhe qytetarët. /abcnews.al