Sot pritet të shkarkohet, Paloka: Ndjej keqardhje për Bashën, prisja të tregohej më dinjitoz

schedule14:15 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 14:15 - 12 Dhjetor, 2021

Siç u propozua të shtunën mbrëma në mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike, pritet që sot në Këshillin Kombëtar të votohet për shkarkimin e kreut të këtij Këshilli Edi Paloka.

Ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku sjell në vëmendje se në Kuvendin e djeshëm u morën disa vendime dhe ndër to ishte edhe ngritja e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Paloka thotë se mbledhja e Kryesisë dje dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar sot janë aktet e fundit që sipas tij e bëjnë situatën më qesharake në seli.  Kreu i Këshillit Kombëtar thekson po ashtu se Basha është shkarkuar dhe pjesa tjetër që u shkarkua dje nga Selia Blu janë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Edi Paloka thotë po ashtu se ndjen keqardhje dhe dhimbje për kryedemokratin Basha, pasi thotë ai, priste që të tregohej më dinjitoz dhe më i mençur.

EDI PALOKA NË FACEBOOK

“Meqenese shume miq , antare te Keshillit Kombetar , qe deri me sot kane qendruar asnjanes (disa prej tyre dhe nga ata qe Basha i konsideron “nen kontroll”) me kane shkruajtur dhe telefonuar te shqetesuar per aktin qe kerkojne ti mbledhin sot , po dhe per interesimin e mediave, po bej kete reagim :

Dje Kuvendi i PD , i mbledhur sipas parashikimit ne statut, nga delegatet e tij , mori disa vendime te rendesishme. Nder to ngritjen e Komisionit te Rithemelimit te PD , i cili do te kete edhe detyren e pergjegjesine per organizimin e zgjedhjeve per kryetarin e ri te PD .

Akti e mbremshem po dhe ky i sotmi eshte thjeshte ne vazhden e akteve te fundit , qe me keqeardhje te plote e shpreh , po e bejne gjithnje e me qesharake situaten ne ate seli. Basha eshte shkarkuar dje nga Kuvendi, po edhe ne , te cileve ai ka shpallur se do te na shkarkoka sot, jemi nga dje pjese e Komisionit te Rithemelimit te PD . Ata , sekretaret, qe kerkon kryetari i shkarkuar, te shkarkoje sot, kane votuar dje bashke me delegatet e tjere, per shkrirjen provizore edhe te funksioneve te tyre…Pra miqte e mi, mos u ndjeni aspak ne siklet per poziten time . Karrigia nuk ka qene kurre halli im ,  per kete mjafton historia ime ne 31 vitet ne PD qe ta kuptoje kushdo edhe ata qe nuk me njohin. Une jam i shqetesuar per ju dhe antaret e tjere te Keshillit Kombetar sepse ne fund te fundit perfaqesojne demokratet prandaj nuk do doja ti shihja ne kete gjendje aspak dinjitoze dhe per fat te keq deri qesharake, ku po i shtyn Basha.

E shpreh me sinqeritetin me te madh, se ne gjithe kete situate , keqardhjen dhe dhimbjen me te madhe e kam pikerisht per Lulzim Bashen. Sinqerisht e perseris , per hir te viteve qe kemi kaluar ai si kryetar e une si nenkryetar, ndjej keqardhje kur shoh se si arriti ne kete pike. Mendoja se te pakten do dinte te tregohej pak me dinjitoz dhe i mençur.

Sidoqofte , e rendesishme eshte e ardhmja e PD dhe une kam bindjen se qe nga dje , demokratet jane ngritur dhe nje here ne kembe! Me kete rast do i ftoj dhe nje here , te gjithe , te bashkohemi per interesin e demokrateve dhe te gjithe shqiptareve sepse edhe interesi personal i gjithesecilit prej nesh eshte i lidhur me interesat e tyre. Rrezimi i rregjimit dhe rikthimi i PD ne fitore duhet te jete i vetmi interes qe na bashkon!” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!