“Sot një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Tokën”, paralajmërimi i fortë i amerikanëve

schedule16:15 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 16:15 - 1 Dhjetor, 2023

Administrata Kombëtare Amerikane e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) njoftoi se planeti Tokë mund të goditet gjatë ditës nga një stuhi gjeomagnetike me fuqi të madhe, e cila është rezultat i shpërthimit të një sasie të madhe të materialit diellor në sipërfaqen e Diellit, raporton CNN.

Këtyre vlerësimeve iu bashkua edhe Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA), e cila deklaroi se stuhia diellore e quajtur “Cannibal”, është shumë e fuqishme dhe mund të shkaktojë ndërprerje të komunikimeve radiofonike si dhe dukuri të pazakonta të aurorës ‘borealis’ në tokë.

Ekspertët e NASA-s pohojnë se ky fenomen i rrezatimit të energjisë për shkak të një shpërthimi në diell do të zgjasë për rreth 15 orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!