Ditën e sotme me 4 shtator, nis sesioni i ri parlamentar. Në orën 10:00, nis sesioni i pestë i legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë.
Rinisja e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare. Socialistët do të kenë drejtues të ri, ndërsa PD vijon me bashkimet dhe përçarjet e saj dhe këtë herë do të shkojë në Kuvend me 3 grupime të ndryshme.
PD-ja zyrtare pas ndryshimeve në statut, tanimë ka Lulzim Bashën kryetar të grupit parlamentar, post ky i cili më parë mbahej nga Gazmend Bardhi. Ky i fundit është shprehur se nuk i njeh dhe nuk i pranon ndryshimet statutore të Bashës.
Po ashtu një sërë projektligjesh të mbartura nga sesioni i kaluar do të marrin kohën e tyre në javët në vijim./abcnews.al