Sot nata e ndërrimit të viteve, Veliaj: Na pret një spektakël fishekzjarresh

schedule16:02 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 16:02 - 31 Dhjetor, 2022

Sheshi “Skëndërbej” në Tiranë do të kthehet në skenë feste që nga ora 22:30 e mbrëmjes.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj inspektoi përgatitjet që po kryhen për natën e ndërrimit të viteve.

Në mesnatë paralajmëroi një spektakël fishekzjarresh.

“Kemi përgatitur një shfaqje 10-15 minuta me fishekzjarre dhe besoj se do jetë e paharrueshme”, tha Veliaj. 

Për lokalet të shtunën dhe të dielën do të bëhet një tolerim.

Vitin 2022 Tirana e mbyll si kryeqyteti europian i rinisë ndërsa vitin 2023  e  nis si qyteti europian i sportit./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!