Janë ndër modelet më të suksesshme në botë por keni parë se si dukeshin ata të vogla. Nga Chrissy Teigen tek Bella Hadid, më poshtë janë renditur modelet më të njohura dhe fotot e fëmijërisë së tyre, në mënyrë që të shihni sa kanë ndryshuar.
Doutzen Kroes
Supermodelja holandeze Doutzen Kroes, fitoi vëmendjen ndërkombëtare kur u bë pjesë e Victoria Secret. Karriera e kësaj muze është e gjerë dhe përfshin fushata reklamuese për marka të tilla si L’Oréal, Tiffany & Co. , dhe Calvin Klein.
Joan Smalls
Smalls ndoshta nuk mund ta imagjinonte kurrë në ëndrrat e saj më të mëdha se ishte në prag të fillimit të një karriere mbresëlënëse. Por kjo është pikërisht ajo që ndodhi me supermodelen Joan Smalls, i cila do të bëhej modelja i parë e Amerikës Latine që përfaqësonte markën kozmetike Estée Lauder.
Gigi Hadid
E dini që Gigi Hadid e filloi karrierën e saj në industrinë e modës kur ishte 2 vjeç? Në fakt, ajo ishte një modele fëmijësh për Guess. Dhe, duke gjykuar nga fotoja në të majtë, mund të kuptojmë pse ajo mori vëmendjen e markës kur ishte kaq e vogël.
Bella Hadid
Ashtu si motra e saj më e madhe, Bella ka pasur një karrierë të suksesshme në botën e modës. Ajo ka pasur privilegjin e modelimit për markat si Fendi, Versace, dhe Oscar de la Renta.
Karlie Kloss
Mund të themi me siguri se karriera e modelimit të Karlie Kloss ka qenë një sukses që nga fillimi. Ajo nisi karrierën si një modele për Abercrombie Kids dhe disa marka të tjera të njohura. Por në Javën e parë të modës në të cilën ajo mori pjesë, modelja tërhoqi vëmendjen e kompanive prestigjioze si Calvin Klein, Mark Jacobs, Carolina Herrera dhe Doo.
Rosie Huntington-Whiteley
Rosie Huntington-Whiteley u bë e njohur ndërkombëtarisht kur u zgjodh si një nga engjëjt e famshëm të Victoria’s Secret në vitin 2009. Huntington-hiteley gjithashtu u bë shumë e njohur kur modeloi për markën prestigjioze, Burberry .
Gisele Bündchen
Supermodelja Gisele Bündchen e filloi karrierën e saj në moshën 14 vjeçare dhe u dallua ndërkombëtarisht si një ndër yjet e Victoria Secret. Ajo nënshkroi një marrëveshje prej 25 milion dollarësh me Victoria Secret dhe u bë një nga modelet më të paguara në botë. Bündchen i dha lamtumirën e saj të fundit “catwalk” në 2016. Sidoqoftë, ajo nuk e ka lënë mënjanë plotësisht karrierën e saj të modelimit dhe vazhdon të zërë vend në fushata të shumta reklamuese .
Chrissy Teigen
Chrissy Teigen është një ndër modelet më të paguara në botë. Modelja amerikane, e cila aktualisht është e martuar me këngëtarin John Legend, ka punuar me marka të tilla si Nike dhe GAP.
Cara Delevingne
Cara Delevingne ka qenë shumë e suksesshme si modele, por karriera e saj nuk është e kufizuar vetëm për Victoria Secret dhe revista. Ajo është gjithashtu një aktore dhe ka luajtur role të rëndësishme në filma si Suicide Squad dhe Paper Tons.
Kendall Jenner
Sipas listës së fundit të Forbes , Kendall Jenner është modelja më e paguar në botë. Ajo u shfaq në shfaqjen “Keeping Up With Kardashians” që kur ishte 11 vjeç. Kendall Jenner e filloi karrierën e saj të modelimit në moshën 14 vjeçare dhe që prej asaj kohe ka punuar me markat e njohura të modës si Balmain, Chanel dhe Dolce & Gabbana. /abcnews.al/