Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Sot Milani është tituj gazetash, Dortmundi favorit ndaj Chelsea”, Nertan Prifti komenton sfidat e Champions League

schedule11:13 - 15 Shkurt, 2023

schedule 11:13 - 15 Shkurt, 2023

I ftuar në Abc Live, gazetari i sportit, Nertan Prifti ka komentuar sfidat  e Champions League të cilat u luajtën dje në mbrëmje, por edhe për dy sfidat e tjera që luhen sot, ajo mes Dortmund-Chelsea dhe Brugge-Benfica.

“Për të kaluar në fazën tjetër, të favorizuara janë ekipet që morën rezultate pozitive, pra Milani dhe Bayern të cilat fituan mbrëmjen e djeshme.

Milani kthehet i madh në Champions, ku është klubi i dytë me më shumë trofe në Champions League. Milani ka qenë titull kryesor në të gjitha mediat e huaja për fitoren e arritur ndaj Tottenham me rezultatin minimal 1-0. Sot të gjitha gazetat e mediave të huaja flasin për një Milan të madh të cilët mposhtën në San Siro Tottenhamin. Ky është një moment zhgënjimi për anglezët pasi vijnë nga një humbje e thellë ndaj Leicester dhe Conte kërkonte një fitore në Champions League për të ngritur moralin.



Dje, Milani ka arkëtuar rreth 9.4 milionë euro vetëm nga shitjet e biletave. Një rekord që asnjë ndeshje e luajtur në Itali, asnjë klub nuk ka arkëtuar kaq shumë para.”

Gjithashtu, Nertan Prifti ka treguar edhe favoritin për ndeshjen e sotme mes Dortmundit dhe Chelseat

“Dortmund është një nga skuadrat më të mira të Gjermanisë dhe është një skuadër e fortë. Vëmendja në fakt është te Chelsea për faktin se ka kryer shumë transferime dhe ka shpenzuar një shumë prej rreth 350 milionë euro në merkaton e janarit. Sipas parashikimeve, në fakt favorit për këtë sfidë është Dortmundi pasi është marrë parasysh forma aktuale e të dyja klubeve, por edhe fusha ku luhet ndikon shumë, sepse edhe tifozeria ka një impakt.

E gjithë vëmendja është te Chelsea, te blerjet e reja që klubi anglez bëri. Chelsea ka lojtarë shumë të mirë në krahasim direkt me ata të Dortmund, por gjermanët kanë frymën e grupit shumë të mirë.

Në ndeshjen tjetër mes Club Brugge dhe Benfica, portugezët janë favoritë duke parë që ka edhe më shumë eksperiencë, por Brugge është surpriza e këtij edicioni kështu që nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.”

Prifti ka komentuar edhe se cilat ekipe mendohen si favorite në këtë kompeticion

“Champions League është një turne i paparashikueshëm, por sigurisht që ekipet e mëdha mbeten gjithmonë favorite. Kemi Manchester Cityn që ka një skuadër shumë të mirë, Bayern Munich dhe Real Madrid sigurisht që është kampioni në fuqi.

Në fakt, dje u luajt një finale e parakohshme, ajo mes PSG-së dhe Bayern Munich, por gjithashtu do të jetë edhe ajo mes Liverpoolit dhe Real Madrid”, ka përfunduar ai./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!