Sot Kuvend, grupimi i Berishës kërkon ndryshimin e rendit të ditës

schedule07:52 - 26 Janar, 2023

schedule 07:52 - 26 Janar, 2023

Pas seancës soleme javën e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme më 26 janar 2023. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa një orë parashikohet një seancë e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Fjalët përshëndetëse në kujtim të kësaj ditë do të mbahen nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Ndërsa rreth orës 11:00 është parashikuar seanca plenare, kur pritet të diksutohen e kalojnë për miraton pr/ligjet e parashikuara në rendin e ditës.

Sakaq, grupimi i Sali Berishës në Kuvend ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar mocion me debat në seancë, pas akuzave të ngritura prej tyre ndaj kryeministrit Rama, për lidhje me ish zyrtarin e FBI.

Rendi i ditës:

-Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombetare”, te ndryshuar”

– Projektligj “Per miratimin e rezolutave nr.663 ” Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI ” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD)

-Projektligj ” Per miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Korporates Nderkombetare Financiare (IFC)”

– Projektvendim ” Per miratimin e plani vjetor 2023 per zbatimin e programit te statistikave zyrtare 2022-2026″.

– Projektvendim ” Per ngritjen e Komisionit Hetimor “Per verifikimin e ligjshmerise se shpenzimeve te udhetimeve me avion jashte shtetit te Kryeministrit ne detyre , nga data 10.9.2013 deri me date 31.1 0.2022.

– Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

– Diskutime per çeshtje jashte rend it te dites (60′)

Kërkesa e depozituar në Kuvend nga demokratët, pjesë e grupimit të Sali Berishës në Kuvend:

 

r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!