Këtë të premte me kërkesë të bashkryetarit të tryezës së Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, do të zhvillohet një mbledhje e Këshillit politik dhe Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën.
Këtë mesditë në orën 11:00, Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik. Gjiknuri në e-mailin e dërguar një ditë më parë Bylykbashit, Hajdarit dhe Vasilit thekson se mbledhja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë paketën e amendimeve që adresojnë marrëveshjen e arritur.
LEXO EDHE: Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër
Ndërkaq në orën 17:00 , pritet që të zhvillohet takimi me Komisionit e Posaçëm Parlamentar për Reformën. Në këtë seancë do të informohen anëtarët e komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës. /abcnews.al

