Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën nis fushata

schedule09:30 - 22 Qershor, 2020

schedule 09:30 - 22 Qershor, 2020

Në Maqedoninë e Veriut këtë të hënë ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur në kuadër të pandemisë nga presidenti Stevo Pendarovski.

Gjendja e jashtëzakonshme, e pesta me radhë ishte shpallur me 15 qershor me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve me 15 korrik, pas marrëveshjes mes dy liderëve, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të dorëzuara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë. Ndërkohë pritet që me 24 qershor të nisë dhe fushata zgjedhore, e cila mbaron me 12 korrik.

Gjatë kësaj fushate, partitë do të respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

Votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohet për tre ditë, ndërsa do të votohet nga ora 07:00 deri në ora 21:00. Më 13 korrik do të votojnë personat e diagnostifikuar me Covid-19 si dhe personat të cilët kanë vendim për vetizolim. Më 14 korrik do të votojnë personat me sëmundje kronike si dhe personat e tjerë që sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!