Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot mbahet seanca konstituive në Kosovë, qeveri s’ka

schedule08:35 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 08:35 - 26 Dhjetor, 2019

Sot do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të jenë në Kuvend pa marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet dy partive të cilat kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, në seancë pritet të bëhet vetë betimi i deputetëve.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raporton për abcnews.al se duke u bazuar në praktikat e kaluara gjithmonë është dashur ndërhyrja ndërkombëtare për të arritur marrëveshjet. Albin Kurti ka lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e negociatave, por fajin ia ka lënë LDK-së.

Ndërkohë që LDK ka thënë se ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes.

Të dyja partitë kanë lënë mundësinë e vazhdimit të negociatave sepse të dyja kanë premtuar se pas zgjedhjeve do të bashkëpunojnë, por  qytetarët tashmë shprehen të zhgënjyer për zvarritjen e procesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!