Keidi Bare më në fund është kthyer të grumbullohet e të luajë me Espanyol. Mesfushorit i kushtoi shumë ai grumbullim me kombëtaren në tetor, pasi në tre ndeshjet pasardhëse trajneri nuk e grumbulloi fare me justifikimin se ishte i lodhur nga ndeshjet me kombëtaren ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit.
Ndryshe ndodhi me ndeshjen e pesë ditëve më parë ndaj Ponferradinas kur Bare luajti për 25 minuta (18 prekje topi, 10 pasime, saktësia 83.3%). Prestigjozja “AS” së fundmi i ka dedikuar një shkrim të detajuar mesfushorit të kombëtares sonë, duke vënë theksin në ndeshjen e sotme ndaj Malagas (21:00) në “La Rosaleda”, ku mesfushori rikthehet në skuadrën, ku shpërtheu dhe fitoi interesin e disa klubeve më të mëdha.
Në fund, siç e raporton edhe “AS”, Bare zgjodhi Espanyol, edhe pse kishte oferta edhe nga La Liga. Atij iu desh të priste për tu federuar për shkak të rregullave të La Liga 2 dhe pasi katalanasit shitën Roca te Bayern, Bare mundi të përfshihet në listën e Espanyol për sezonin e ri. Sot me shumë mundësi do e nisë sërish si zëvendësues, për shkak se David López and Fran Mérida janë të preferuarit e trajnerit Vicente Moreno, por pritet të ketë minuta ndaj ish-skuadrës. /abcnews.al