“Sot, Kosova u varfërua”, Vjosa Osmani reagon për vdekjes e aktorit Cima

schedule17:34 - 26 Mars, 2021

schedule 17:34 - 26 Mars, 2021

Ish kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Rasim Thaçi, për shkak të koronavirusit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani shprehet se Kosova mbeti pa aktorin që me humorin e tij, i dha dritë dhe ditëve më të errëta.

“Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!

Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u…

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, March 26, 2021

 

Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij! Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës!”, ka shkruar Vjosa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!