Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama: Krenar që Shqipëria e të gjithëve ne ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar

schedule08:10 - 19 Korrik, 2022

schedule 08:10 - 19 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ndihet krenar që sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.

Përmes një postimi në Instagram, Rama shkruan se Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim, ulet sot në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.

Rama: Mirëmëngjesi ? me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj??❤️??

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!