Jepet masa e sigurisë e të arrestuarve për vrasjen e vëllezërve Bilali

schedule10:38 - 29 Prill, 2019

schedule 10:38 - 29 Prill, 2019

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër do të qëndrojnë në burg. Para trupit gjykues ata e kanë pranuar se makinën që ka shërbyer për të kryer krimin e kishin lyer, por se nuk kanë lidhje me vrasjen e Bilalëve. 

Me Ibrahim Licin jemi kushëri nga nëna”, ka thënë njëri nga të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali, Arsen Stojku.

Kurse bashkë me Mislim Ramën thanë para gjykatës se makinën e vjedhur e kishin lyer por nuk janë ata vrasësit e Bilalëve.

Avokatët e tyre kërkuan lehtësime, por Gjykata caktoi të njëjtën masë sigurie që kishte kërkuar edhe prokuroria.

Rama dhe Stojku u arrestuan si pjesmarrës në atentatin ndaj Astrit dhe Ibrahim Bilalit, në 30 Mars në Kiras të Shkodrës.

Ndërkohë njëri nga personat e dyshuar si autori kryesor i ngjarjes, Ibrahim Lici është ende në arrati, i shpallur në kërkim.

Atentati ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një muaj më parë ishte nga më të bujshmit në qytetin verior. Dy burrat ishin duke shkuar te motra e tyre kur mbi ta u qëllua me breshëri, pa pasur asnjë mundësi shpëtimi. Makina e autorëve rezultoi e vjedhur më parë në lagjen Perash.

Pas ngjarjes ajo u gjet gjysëm e djegur vetëm 300 metra larg vendit të ngjarjes.  Dyshimet e deritanshme mbi motivin e ngjarjes flasin për një hakmarrje që ka lindur pas vrasjes së Fatbardh Licit.

Në këtë ngjarje u përfol si i përfshirë emri i ish-boksierit Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!