“Sot janë në garë”, Doda pas kërkesës për hapjen e dosjeve: Në 2014 i dridhej dora e heshtën

schedule21:03 - 29 Korrik, 2022

schedule 21:03 - 29 Korrik, 2022

Kryetarja e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda ka reaguar lidhur me dosjet e Sigurimit të Shtetit. Përmes një postimi në Facebook, Doda shkruan se ka depozituar në vitin 2014 ligjin për hapjen e këtyre dosjeve dhe “të gjtihë ata që janë futur sot në garë, heshtën asokohe.”

Doda: Meqenese sot i shoh te gjithe ne gare per hapjen e dosjeve me duhet ti rikujtoj qe i dridhej dora e heshten si fija e barit kur ne depozituam ne vitin 2014 ligjin per hapjen e dosjeve… Te pakten te jemi te drejte me historine dhe ata qe kercenin asokohe se po benim nje akt pa lejen e partise dhe ata te tjeret qe kishin hall se mos merziteshin spiunet e partise po te kishin pak njerzillek sot duhet te heshtnin.

Mazhoranca e ka cilësuar urgjente ndryshimin e ligjit për t’i dhënë të drejtë autoritetit të dosjeve të verifikojë figurat e rëndësishme të politikës, të cilët kanë certifikatë pastërtie. Një ditë pas mbylljes së aktivitetit të parlamentit, shumica ka depozituar në Kuvend, ndryshimet e duhura, që në fakt do të diskutohen, minimalisht në shtator.

Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, i cilësoi flagrante dhe shqetësuese gjetjet e autoritetit të dosjeve, ku theksohet se figura të rëndësishme të shtetit, figurojnë ish-bashkëpunëtorë të regjimit.

Në letrën informuese, bashkangjitur me shkresën për ndryshim të ligjit për verifikimin e zyrtarëve të lartë, Autoriteti i Dosjeve i nisi Kuvendit edhe informacionin për ish presidentin Ilir Meta, që rezulton ish bashkëpunëtor i sigurimit.

Edhe Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend një projektligj që sanksionon deklasifikimin e plotë dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 1944-1991./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!