Sot iu konfiskua pasuria marramendëse, kush është 31-vjeçari i dënuar për trafik droge me vlerë 10 milionë paund

schedule13:27 - 28 Tetor, 2022

schedule 13:27 - 28 Tetor, 2022

Detaje të reja janë bërë me dije për shtetasin të cilit iu konfiskuan pasuri me vlerë 3 milionë euro nga policia e Elbasanit. Bëhet fjalë për Emiljan Shegën, i cili ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Lexo edhe: Apartamente, vila dhe tokë, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të 31-vjeçarit me precedentë në Britani, Hollandë e Shqipëri

Atij i është dërguar formulari i pasurisë në vitin 2020, ndërsa në vitin 2010 është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Shega atë kohë u akuzua dhe u dënua nga gjykatat britanike pasi së bashku me gjashtë shtetas shqiptarë dhe tre britanik.

Pasuritë e sekuestruara janë pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë; 1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë; 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë; 1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin; 1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!