Sot finalja e madhe e “Muza Competition”, sheshi “Italia” kthehet në pasarelë mode

schedule08:42 - 14 Qershor, 2023

schedule 08:42 - 14 Qershor, 2023

Sheshi “Italia” do të kthehet mbrëmjen e kësaj të mërkure në një pasarelë gjigande mode. Finalja e madhe e Muza Competiton do të mbledhë më 14 qershor të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh. Mes të ftuarve, do të jenë personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe të botës së ekranit.

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Në këtë edicion, më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të Muza Competition./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!