Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur Korçën për të uruar të gjithë besimtarët ortodoks për festën e Pashkës.
Begaj në urimin e tij thekson se zgjodhi Korçën sepse është një ndër qytetet që kjo festë e shenjtë festohet me këtë gjallëri dhe atmosferë të jashtëzakonshme!
Ndër të tjera ai uron sa më shumë mbarësi për shqiptarët.
“Uroj të gjithë besimtarët ortodoksë Gëzuar Pashkën! Zgjodha të jem në qytetin e Korçës në këtë ditë të shenjtë, sepse ku më shumë se tjetër se qyteti i Korçës kjo festë e shenjtë festohet me këtë gjallëri dhe atmosferë të jashtëzakonshme! Kjo gjë mu konfirmua edhe nga mitropoliti i Korçës!
Në orën 00:00 të gjithë besimtarët ortodoksë ndanë me njëri tjetrin flakën, që simbolizoi Ringjalljen e Krishtit, rikthimin e shpresës dhe të dritës!
Uroj për të gjithë shqiptarët, kjo Pashkë ardhtë e mbarë, e bardhë dhe drita e Pashkës ndriçoftë mendjen, zemrat dhe jetën e shqiptarëve!”, ka thënë kreu i shtetit nga Korça. /abcnews.al