Sot është vajza e ditëlindjes, partneri zgjodhi fjalët më të bukura për Jonida Vokshin

schedule09:07 - 10 Prill, 2021

schedule 09:07 - 10 Prill, 2021

Jonida Vokshi është një ndër personazhet publikë më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja dhe aktorja e mirënjohur feston sot ditëlindjen, por nuk do ta besoni sa vjeç bën. Edhe pse nuk duket, ajo mbush sot plot 35 vjeç. Moderatorja ka marrë urime të shumta nga miq dhe fansa të saj, por sigurisht ai më i bukuri ishte nga partneri i saj, Besnik Krapi.

Krahas një fotoje që ka publikuar me Jonidën, Besniku shkruan fjalët më të ëmbla për të.  “Edhe krejt botën me ta jep dhuratë prap hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorëzu. Gjith je në avantazh! Lutem që kur Emi e feston 35 ke me qenë e bukur njëjtë si sot e kena m’u dasht hala ma shumë se sot! Të dua e Urime.”, ka shkruar ai krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by besnik krapi (@besnikkrapi)

Kujtojmë që Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë më qershor të vitit që lamë pas. Ata mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Emi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!