Sot do të jetë dita vendimtare për Henrikh Mkhitaryan, pasi do të bëhet lojtari më i ri i Interit. Armeni ndodhet në Milano për t’iu nënshtruar kështu edhe vizitave mjekësore, ku më pas do të vijë edhe firmosja e kontratës, që do e bënte lojtarin zikaltër.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, lojtari do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Interin, ku Mkhitaryan do të përfitonte 3.3 milionë euro plus bonuse që rrjedhimisht do të shkonin në 4 milionë euro.
Ndërsa transferimi i armenit u ka kushtuar arkave të zikaltërve plot 4.5 milionë euro, me Romën që tashmë do të shikojë të gjej zëvendësuesin e mundshëm të Mkhitaryan. /f.a/abcnews.al