Sot e vrau i ati, Albert Krasniqi i dha fund martesës me ish miss-in e Kosovës një javë më parë

schedule20:21 - 27 Janar, 2021

schedule 20:21 - 27 Janar, 2021

Pak ditë më parë, Albert Krasniqi i cili dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi i ka dhënë fund martesës me ish-miss e Kosovës, Besa Gashi.

Sipas mediave në Kosovë, pas disa vitesh martesë, çifti kishin vendosur të ndahen nga njëri-tjetri. Ata po ashtu hoqën edhe të gjitha fotografitë që i kishin së bashku nga rrjetet sociale.

Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, por kishin vendosur t’i japnin edhe nga një shans njëri-tjetrit. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Postimi i fundit i Krasniqit në rrjetet sociale ishte pikërisht një foto e vajzës së tij.

Lexo edhe: E vrau babai, miqësia me VIP-at dhe jeta e luksit e Albert Krasni

Albert Krasniqi ishte personazh i njohur. Pesë vite më parë ai bëri bujë në media pasi plagosi me armë zjarri reperin e njohur Noizy.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Prishtinë. Pasi vrau të birin, dyshohet se Skënder Krasniqi njoftoi menjëherë policinë për krimin që kishte kryer dhe u arrestua.

Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!