Sot do të shqyrtohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

schedule16:44 - 26 Nëntor, 2021

schedule 16:44 - 26 Nëntor, 2021

Mbledhja e Këshillit qendror të LSDM-së, e cila ishte anuluar të martën për shkak ditëve të zisë, duhet të mbahet sonte dhe në të pritet të shqyrtohet dorëheqja e kryetarit të partisë Zoran Zaev.

Nëse dorëheqja pranohet, fillon procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Sipas Statutit të partisë, është paraparë afat prej 15 ditësh për shpalljen e zgjedhjeve brendapartiake për kryetarin e ri të LSDM-së. Zgjedhjet janë të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë për të gjithë anëtarët e paraqitur. Kryetari i ri, siç paralajmëroi Zaev, duhet të jetë edhe mandat i Qeverisë së re. Në opinion tashmë po qarkullojnë emra jozyrtarë për kryeministrin e ardhshëm.

Një pjesë e anëtarësisë së LSDM-së nuk e mbështet dorëheqjen e Zaevit të paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kur partia i humbi më shumë pozita të kryetarëve të komunave.

Në ndërkohë, është punuar edhe në përforcimin e shumicës parlamentare, pasi nuk pati sukses përpjekja e opozitës për t’i votuar mosbesim Qeverisë së Zaevit në Kuvend.

Sonte mbledhje do të mbajë edhe Kryesia qendrore e Alternativës, e cila duhet të vendosë nëse do ta pranojë ofertën e Zaevit, partia të jetë pjesë e Qeverisë gjatë periudhës së ardhshme, raporton express.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!