Sot do të festonte ditëlindjen, Zanfina Ismajli bën dedikimin e ndjerë për të ëmën

schedule16:51 - 1 Shtator, 2020

schedule 16:51 - 1 Shtator, 2020

Këngëtarja Zanfina Ismajli ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj të ndjerë. Sot ajo do të festonte ditëlindjen, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak vite më parë pas një sëmundje të rëndë.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me të ëmën, krahas së cilës shprehet se sa shumë i mungon dhe se nuk ka ditë qe nuk e kujton.

Urime ditëlindjen mami. Krejt në jetë ke qenë për neve, e krejt jetën na e ke kushtuar. Kur të shoh në ëndërr kam qejf me zgjatur edhe një sekondë më shumë…nuk ka moment që nuk më mungon dhe nuk të kujtoj.“, shkruan këngëtarja. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!