Sot ditë zie në Kosovë, Rama: Përulje për efektivin që dha jetën në krye të detyrës

schedule08:10 - 25 Shtator, 2023

schedule 08:10 - 25 Shtator, 2023

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke përkujtuar efektivin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb në veri të vendit. I plagosur mbeti edhe një efektiv tjetër, që ndodhet jashtë rrezikut.

“Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar kreu i qeverisë.

Kosova e ka shpallur të hënën një ditë zie kombëtare në nderim të policit të vrarë. Presidentja e Kosovës, Vjosa e Osmani njoftoi një ditë më parë:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!