Pas mbërritjes në vendlindje, u kryen homazhet në Pallatin e Kongreseve për nder të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave të Armatosura në Letoni.
Të enjten, u vendos që 10 Maj 2019 të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj. Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt u ulën në gjysmështizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje. Pas ceremonisë trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. ABC news Albania 24/7