Sot, dita ndërkombëtare e Romëve! Kultura frymëzimi im!

schedule15:02 - 8 Prill, 2022

schedule 15:02 - 8 Prill, 2022

Kanë kaluar 51 vjet nga Kongresi i Parë Botëror i Romëve në Londër. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe projekti për Integrimin e Romëve festojnë Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Romët janë një shembull për të gjithë ne se si mund të ecet përpara duke ruajtur e respektuar lirinë tonë

Beograd – 8 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve, një ditë për të festuar e respektuar kulturën, trashëgiminë dhe arritjet e romëve.

Rrugëtimi i romëve është i shenjuar nga padrejtësitë, por është është njëkohësisht edhe një histori e mbrujtur me momente lumturie, krenarie dhe kënaqësie. Pavarësisht sfidave me të cilat përballen, romët vazhdojnë të ecin përpara duke ruajtur e zhvilluar kulturën dhe traditat e tyre.

Duke qenë se kjo ditë ofron një mundësi për organizatat dhe individët romë për të rritur ndërgjegjësimin për ta, ekipi i Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për Integrimin e Romëve organizoi aktivitete të ndyshme për të festuar këtë ditë të rëndësishme, duke filluar me video premierën për znj. Miroslava Živanovic, një grua e talentuar rome.

Pas më shumë se 20 vitesh si estetiste, zonja Živanović filloi prodhimin e saj të produkteve natyrale, organike për kujdesin e lëkurës dhe trupit – Krasula. “Gjatë viteve, kam pasur mundësinë të dëgjoj me kujdes nevojat e klientëve të mi. Kur filloi pandemia, vendosa të filloja të prodhoja produktet e mia natyrale, për lëkurën dhe trupin. Miqtë dhe të afërmit e mi i pëlqyen shumë ato, kështu që unë fillova t’i shes.

Të gjitha produktet e mia janë të regjistruara dhe verifikuara në laboratorë dhe jam veçanërisht krenare për produktin tim të fundit, balsam për kujdesin e putrave të kafshëve shtëpiake, i cili më krijoi mundësi të reja në industrinë e kujdesit për kafshët shtëpiake”, tha zonja Živanović.

Aktiviteti “Kultura si frymëzim” i organizuar në bashkëpunim me Institutin Evropian të Romëve për Artin dhe Kulturën në Serbi (ERIAC Serbia) dhe lëvizjen qytetare Opre Roma Serbia, u mbajt në hapësirën e Galerisë ERIAC Serbia në Beograd. Gjatë aktivitetit, një panel diskutimi iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me rolin e artit dhe kulturës në lëvizjen rome, për mënyrat në të cilat artistët romë mund të jenë edhe më të angazhuar e më të prezantuar me talentin dhe aftësitë e tyre krijuese.

Në këtë dialog morën pjesë: Osman Balic, kryetar i Lidhjes Rome; Jelena Reljic, sociologe dhe aktiviste e Opre Roma Serbisë; Dragan Ristic, muzikant dhe producent; dhe Zoran Tairoviç, artist multimedial.

Gjatë aktivitetit, publiku pati mundësinë të shijonte edhe performancën muzikore të Iva Barcic dhe orkestrës Very Naiss, si dhe himnin rom Gelem, Gelem nga znj. Silvija Nesic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!