Sot pritet të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave, ku temperaturat minimale në territorin tonë, sipas sinoptikanëve mund të arrijnë në -13 gradë celcius. Këtij acari nuk do t’i shpëtojnë as zonat e ulëta dhe bregdetare. Mbrëmjen e sotme sinoptikanët parashikojnë reshje dëbore edhe në kryeqytet. Ndërsa nga dita e mërkurë do të nisë një rritje e lehtë e temperaturave si dhe reshje shiu në zonat e ulëta dhe në ato bregdetare.
Ndërkaq gjendja e rrugëve në vend duket më e përmirësuar.
Sipas ARRSH, zonat promblematike janë trajtuar me kripë, ndërsa kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Ky autoritet rekomandon qarkullimin me zinxhirë në aksin Ura Çerenecit-Steblevë, si dhe në zonën e Dardhës në lartësinë mbi 1300 metra. /abcnews.al