Sot dita e Brexit: Britani po largohet nga BE, çfarë ndodh tani

schedule10:21 - 31 Janar, 2020

schedule 10:21 - 31 Janar, 2020

Për britanikët sot është dita e shumë pritur, ajo e Brexit, daljes nga blloku i Bashkimit Europian. Pas dy palë zgjedhjeve, tre kryeministrave të ndryshuar dhe tre viteve në beteja politike që e kanë ndarë Britaninë e Madhe në mes, Britania  bëhet vendi i parë  që largohet nga BE.

Momenti historik për Britaninë e  Madhe do të shënohet sonte kur akrepat e orës të bashkohet te 11.00.

31 janari i vitit 2020 është vetëm fillimi i këtij procesi dhe jo fundi. Nga sot e deri më 31 dhjetor të vitit 2020, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian do të duhet t’i negociojnë detajet e largimit nga blloku.

Marrëveshjet tregtare do të jenë përcaktuese në marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u ka thënë eurodeputetëve më 28 janar – kur u aprovua marrëveshja e tërheqjes së Britanisë në Bruksel – BE do të kërkojë të negociojë një marrëveshje ku përfitojnë shtetet anëtare, kompanitë dhe qytetarët e BE-së.

Të dy Von Der Leyen dhe shefi negociator i BE-së, Michel Barnier, kanë përjashtuar që një marrëveshje e plotë të përfundojë në atë kohë. Ka më shumë të ngjarë që BE dhe Mbretëria e Bashkuar të arrijnë atë që Barnier e ka quajtur “minimum jetik”, pa kuota dhe tarifa zero në eksportet britanike./abcnews.al