Sot pasdite në parlamentin grek nisin debatet per protokollin e nenshkruar nga Maqedonia e veriut për anëtarësimin në Nato. Debati do të përfundojë nesër në mbrëmje me votimin për këtë protokoll.
Drafti me titull “Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO” do të diskutohet pasditen e të enjtes në parlamentin grek me komitetet e mbrojtjes kombëtare dhe çështjeve të jashtme. Debati për të miratuar ose jo anëtarësimin e vendit fqinj në aleancën atlantike pritet të përfundojë mbrëmjen e të premtes kur dhe do të votohet
Për sa i përket procesit të debateve në sallën e parlamentit, është rënë dakord se kryetari i tij dhe përfaqësuesit e të gjitha partive, por dhe raportuesi për deputetët e pavarur, ministri përkatës dhe kryetarët e grupeve parlamentare mund të marrin fjalën. Gjithashtu në listën me 14 folës përfshihen pesë nga Syriza, tre nga “Demokracia e re” dhe nga një për çdo parti si dhe një folës për deputetët e pavarur
Pas ratifikimit të protokollit, një notë verbale do i dërgohet nga ministria e Jashtme greke, asaj të Maqedonisë së Veriut. Panos Kamenos i Grekëve të Pavarur deklaroi se të paktën 180 deputetë do të votojnë pro ratifikimit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO./abcnews.al