Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot 5 vite më parë, Dua Lipa nisi karrierën për t’u bërë një yll botëror

schedule19:01 - 21 Gusht, 2020

schedule 19:01 - 21 Gusht, 2020

Është padyshim një ndër artistet më të suksesshme me famë botërore. Dua Lipa ka arritur të thyejë një sërë rekordesh, duke lënë pas emra të njohur të industrisë muzikore.  Sukseset e saj janë të panumërta për një artiste që ka filluar karrierën vetëm 5 vite më parë, kur ajo publikoi projektin e saj të parë që mban titullin “New Love”, duke i hapur kështu rrugën e suksesit ndërkombëtar.

“Para 5 vitesh lançova këngën time të parë me videoklip “New Love”. Faleminderit që keni qëndruar me mua gjithtë këto vite….duke numëruar yjet e mi me fat çdo ditë.”, ka shkruar Dua krahas videos që ka publikuar në Instagram.

Kujtojmë që Dua Lipa së fundmi ka sjellë dy bashkëpunime që patën një impakt të mirë tek publiku. Ajo publikoi “Un Dia” me J Balvin dhe Bad Bunny, si dhe një tjetër remix të këngës së saj “Levitating” me divën e muzikës Madonna dhe Missy Elliot.

Ndërkohë që më 28 Gusht, ylli i hitit “New Rules” pritet të publikojë dhe versionin remiks të albumit “Future Nostalgia”. Dua është bërë bashkë me një sërë emrash me famë botërore që do të jenë pjesë e albumit, ndërkohë që ajo është përfolur për një bashkëpunim edhe me Miley Curus.  /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Club Future Nostalgia Out August 28th ??✨

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!