Por nga ana tjetër në një intervistë për britaniken “Financial Times”, miliarderi amerikan me origjinë hungareze Xhorxh Soros u shpreh se Europa është drejt kolapsit dhe se nga kjo situatë do të përfitojë Rusia.
Europa është në prag të kolapsit, dhe nga kjo situatë do të përfitojë Rusia. Deklarata vjen nga miliarderi Xhorxh Soros i cili në një intervistë për Financial Times, theksoi se ideologjia dominuese në botë tashmë është nacionalizmi.
Duek folur me gazetartët e të përditshmes britanike, miliarderi amerikan me orgijinë hungareze tha se Rusia po ngrihet gjithnëj e më shumë falë nacionalizmit të saj.
Ndërkohë qeveria e Budapestit po përgatit një paketë ligjore kundër organizatave civiletë financuara nga Soros, i cili akuzohet se mbështet emigracionin musliman. Autoritetet hungareze duan njëkohësisht të ndalojnë dhe hyrjen e manjatit amerikano hungarez në vend.
Soros ka dhe nënshtetësi hungareze përveç asaj amerikane ndaj nuk mund të ndalohet të shkelë në Hungari.
Mes masave të parashikuara në këtë paletë ligjesh është dhe vendimi për marrjen e 25 për qind të financimeve të marra nga jashtë si dhe sanksione të tjera. Plani është pagëzuar me emrin Stop Soros. Organizatat jo qeveritare që i ofrojnë asistencë ligjore emigrantëve, dhe që tashmë janë në shënjestrën e autoriteteve hungareze, cilësohen si agjentë të huaj, apo agjentë të Sorosit./abcnews.al