Sormani beson tek Europa, Novi: Partizani nuk ka nevojë për arbitra

schedule19:08 - 14 Qershor, 2020

schedule 19:08 - 14 Qershor, 2020

“Partizani ka luajtur mirë edhe ndeshjet e tjera”, kështu e nisi Adolfo Sormani, fjalën e tij pas fitores me Luftëtarin. Një detyrim për të kuqtë, që nuk kishin fituar prej gjashtë javësh. “Skuadra stërvitet mirë. Me atë që kam parë ekipi është i përgatitur edhe sfida të vështira. I ka cilësitë”.

Në lidhje me objektivin Europë, Sormani shtoi: “Skuadra ka gjetur besimin. Po kishim vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në lojë, atëherë edhe mund t’ia dalim”. Më pas e mori fjalën trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi.

 

“Partizani nuk ka nevojë për arbitra, janë ekip i kompletuar. Nuk dua të justifikohem, pasi ishte 3-0 kur na ndëshkoi me karton të kuq. Atij i iku ndeshja nga kontrolli. Urime Partizanit, kam rezerva për ekipin tim. Kemi pësuar shumë gola dhe jemi shthurur totalisht”.

“Kemi pasur shumë largime në janar. Kemi marrë të rinj. Shpresat për të qëndruar kanë qenë të pakta. Mendojmë për vitin e ardhshëm. Nuk prisnim matematikën për të rënë. E kishim mbledhur mendjen. Thjesht respektojmë kampionatin deri në fund. Do luajmë ndeshje të bukura me këta djem të rinj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!