“Sorkadhja” dhe “Borëbardha në përrallë”, rrëfehet këngëtari i hiteve të njohura: Më përpara paguheshim më mirë në dasma

schedule09:18 - 15 Janar, 2024

schedule 09:18 - 15 Janar, 2024

Sami Kallmi është një nga artistët më të njohur të muzikës popullore. Ai njihet nga të gjithë përmes këngëve ‘hit’ si “Sorkadhja” apo “Borëbardha në përrallë”.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Samiu ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën dhe karrierën e tij, duke ndarë shumë detaje.

Sakaq, ai ka thënë se tekstet dhe muzikën e këngëve, i ka shkruar të gjitha vetë dhe me kuptim.

“Tekstet e mija i kam shkruar vetë dhe më vjen mirë se këngët e mija i kanë kënduar dhe emra të njohur të skenës. Unë e kam filluar karrierën time në vitet ’86 si amator në Elbasan. Kam qene që në shkollë një nga nxënësit më të mrekullueshëm.

Në kohët më përpara, kam pasur nevojë për mbështetje, që një kompozitor të bënte një këngë për mua, por i kam bërë të gjitha vetë. Kam bërë këngë, por jo klipe si kolegët, i kam anashkaluar shumë.

Kanë qene kohë të bukura atëherë dhe këngët kanë qene domethënëse. Qëllimi im ka qene që kënga ime të kishte një mesazh. Problemi është që tani artistë të mirë po bëjnë këngë, por pa mesazhe, një strofë dhe një refren.

Unë kam dy djem dhe një vajzë, një djalë të martuar dhe vajzën të martuar. Unë këngët gjithmonë i bëj në përgjithësi, jo personale si “Si Borëbardha” apo “Sorkadhja””, u shpreh Samiu.

Më tej, i pyetur se paguhej më mirë në dasmat e viteve më parë apo aktualisht, ai tha: “Më përpara kanë qene më mirë për pagesat. Muzika bëheshe më origjinale. Unë nuk kam një band timen, jam këngëtar i lirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!