“Një pronë e vjedhur, një kriminel që nuk dënohet dhe një biznes që mbyllet nga kërcënimi i mafias”. Është kjo që detyron pjesën më të madhe të shqiptarëve të ndryshim themelor në drejtës, sipas ambasadori të Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca në fjalën e tij në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”. Ai theksoi se reforma në drejtësi është kërkuar nga pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarëve, pasi ata kanë vuajtur më shumë nga mungesa e drejtësisë.
“Reformat nuk ndodhin pse i kërkojmë ne, por sepse pjesa dërrmues i kërkojnë. Janë qytetarët shqiptarë që kanë vuajtur nga një sistem drejtësie, që kanë vuajtur nga mungesa e besimit, një pronë e vjedhur, një kriminel që nuk dënohet dhe një biznes që mbyllet nga kërcënimi i mafias dhe te drejtësia kanë shpresën qytetarët shqiptarë. Po t’i hedhin sytë në të shkuarën shumë pak vende në botë kanë bërë këtë trandsforim të thellë”.
Kryediplomati i BE thekson se reforma në drejtësi është një ndryshim themelor që nuk mund të bëhet brenda natës, ndërsa thekson se Shqipëria është gati për çeljen e negociatave.
“Ne duhet t’i japim meritën atyre gjyqtarëve që nuk e ulën busullën e inetrgritetit. Por asnjë ndryshim themelor nuk ndodh brenda natës. Reforma në Shqipëri është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë. Ne jemi në kryqëzim dhe duhet të sigurojmë që pritshmëria është shumë e lartë.
Detyra kolektive është që të mos ketë ngadalësim.
Jemi dy javë larg nga votimi për të ardhmen e Shqipërisë ndaj reforma në drejtësi ka hedhur themele të fuqizimit të sektorit të paanshmërisë e llogaridhënies, se Shqipëria është e gatshme të lëvizë në hap tjetër, çelja e negociatave. Kjo ka të bëjë më drejtësinë se ka të bëjë me demokracinë”. /abcnews.al