Soreca për miratimin e Rezolutës Antisemitizëm: BE është e vendosur të luftojë këtë fenomen të errët

schedule16:28 - 22 Tetor, 2020

schedule 16:28 - 22 Tetor, 2020

Pas Ambasadës së SHBA, në lidhje me miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Soreca përmes një postimi në Twitter shkruan se BE është e vendosur të luftojë antisemitizmin, duke shtuar s unioni nxit zhvillimin e jetës e diversitetit.

Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit.

LEXO EDHE: Kuvendi miraton rezolutën për antisemitizmin, Ruçi: Shqipëria, atdhe rezervë për hebrenjtë!

Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 2021”, shkruan Soreca.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!