Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me takimin e kryer ditën e sotme mes tij, ambasadores Yuri Kim dhe kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Soreca ka zbardhur detajet e takimit duke thënë se ai dhe Kim janë informuar nga Celibashi mbi vlerësimin e KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit.
Kim dhe Soreca kanë nënvizuar se është përgjegjësi e institucioneve për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it. Ata kanë theksuar se autoritetet duhet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore.
Reagimi i Sorecës:
“Bisedë e mirë sot me Kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashi ?? dhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara ?? në Shqipëri Yuri Kim. Kryetari na informoi mbi (1) vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, përfshirë çështjen e rëndësishme të identifikimit biometrik, dhe (2) për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Është e rëndësishme të adresohen rekomandimet e OSBE ODIHR shumë përpara kohe. Të gjitha rekomandimet e ODIHR-it duhet të ndiqen nga të gjithë aktorët shqiptarë ?? përgjegjës në kuadrin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse. Parregullsitë dhe pretendimet në lidhje me zgjedhjet e fundit duhet të hetohen tërësisht nga autoritetet kompetente, siç theksohet në Raportin 2021 të Komisionit Evropian ?? për #Shqipërinë ??. #BE ?? do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e nevojshme për KQZ-në në funksionet e saj thelbësore”, thekson ambasadori Soreca pas takimit.
/abcnews.al/

