Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca deklaron se Këshilli Europian riafrimoi sot angazhimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në Twiter ambasadori Soreka kërkon dialog nga forcat politike në Shqipëri, pasi nuk ka kohë për të humbur.
“Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm “vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli. Tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi” – shprehet Soreca.
“Urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur“- përfundon ambasadori i BE në Tiranë. /abcnews.al
and to restart urgently a #dialogue among all parties to overcome the current political situation, to ensure that #Albania can continue on its path to #EU accession and move to the next step. There is no time to waste. 2/2#EUforAlbania????
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) June 18, 2019